Reali i përgjgjet Barcelonës, madrilenët gati të rrëmbejnë lojtarin e Ajaksit

Doni Van De Bek është padyshim bashkë me De Ligt dhe De Jong, një nga zbulimet e mëdha të këtij Ajaksi. Me De Jongun te Barcelona dhe De Ligtin shumë pranë katalanasve, skuadrës së Realit nuk i mbetet gjë tjetër të tentojë të rrëmbejë Van De Bek-un.

Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, Reali është duke e ndjekur me shumë imtësi rastin e 22-vjeçarit dhe pritet gjatë verës të bëjë një ofertë zyrtare.

Dortmundi dhe PSG-ja janë ekipet e tjera që kanë shfaqur interes, por kur Reali kërkon një lojtar, “po-ja” është e sigurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu