Realit i soset durimi me Bejlin, madrilenët kanë gati ndëshkimin për të

Marrëdhënia e Gareth Bejlit me Realin, sapo vjen e po bëhet më e acaruar. Uellsiani nuk është në planet e Zidanit dhe për këtë, agjentit të tij i është bërë me dije të shikojë të ardhmen e klientit të tij.

Por, Bejl dhe agjenti i bëjnë më dije se ata duan të vazhdojnë deri në fund të kontratës në Spanjë, te Reali.

Skuadrës madrilene kjo gjë nuk i pëlqen aspak dhe siç raporton “The Sun”, stafi teknik po mëndon mundësinë për të çuar uellsianin të stërvitet me skuadrën e dytë.

Kjo gjë mund ta bëjë lojtarin të ndryshojë mendje dhe të transferohet në një ekip tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu