Policia e komunikacionit sot nga ora 16 do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në pritje të intensitetit të rritur të komunikacionit për shkak të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes reprezentatuesve të Maqedonisë dhe Izraelit, që duhet të fillojë në orën 20:45 në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në suaza të kualifikimeve për Kampionatin Evropiane të Futbollit.
SPB-Shkup informon se nga ora 16 do të mbyllet për komunikacion një pjesë e rr. “Aminta Treti” dhe atë nga udhëkryqi me rr. “Jordan Haxhikonstantinov Xhinot”, deri te stadiumi i futbollit me ç’rast drejt stadiumit do të lëshohen vetëm automjetet me leje të veçanta.
Gjithashtu në orët e pasdites policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa për pastrimin dhe dislokimin e automjeteve të zëna në hapësirat e komunikacionit dhe të parkingut rreth stadiumit. Në periudhën pas orës 17 në varësi të nevojave dhe gjendjeve momentale dhe intensitetit të komunikacionit, do të kufizohet fluksi i automjeteve që nga bul. “Ilinden” përkatësisht drejt stadiumit do të lëshohen automjetet me leje të veçanta, përkatësisht lëshimi selektiv do të jetë në udhëkryqet e bul “ilinden”.
Nga policia e komunikacionit apelojnë deri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, ndërsa përderisa vijnë në garë me automjete, për parkim t’i shfrytëzojnë hapësirat e parkingut të lejuara në rrethinë.