Regjistrohen 32 viktima dhe 1.511 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.445 teste të kryera janë regjistruar 1.511 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 587 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 32 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 130.022 raste, prej të cilëve 106.979 janë shëruar, kurse 3.781 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 19.262.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu