Dështimi i radhës në Ligën e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e Juventus të mendojnë për një revolucion në skuadër.
Mediet në Itali nuk përjashtojnë qëndrimin e Massimiliano Allegrit, i cili do të bindet me lëvizjet e fundit në skuadër.
“Gazzeta dello Sport” bën të ditur se Juventus po mendon largimin e katër lojtarëve, për të ri-motivuar grupin për sezonin tjetër, përcjell.
Lojtarët që do të sakrifikohen ose nxirren në shitje janë Miralem Pjanic, Paulo Dybala, Joao Cancelo dhe Douglas Costa.










