Rexhepi: Gjithmonë i gatshëm për të mbështetur nismat në dobi të shqiptarëve

Deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, i cili dje mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga deputetët dhe anëtarët e pakënaqur të BDI-së, duke folur për arsyet e pjesëmarrjes së tij, ka thënë se ai gjithmonë është i gatshëm për të mbështetur iniciativat për përmirësimin e punës së Qeverisë dhe realizimin e projekteve në dobi të shqiptarëve.

“Si deputet i shumicës do mundohem të jap kontributin tim personal në çdo iniciativë e cila do të kishte sjellë përmirësim përmbajtësor në performancën e qeverisë në realizimet e projekteve kapitale në dobi të shqiptarëve edhe të tjerëve në RMV. Duke pasur parasysh që rezultatet mund të jenë më të mëdha nëse veprohet në mënyrë ekipore për këtë shkak edhe bashkëveproj me kolegët e mi deputet të zonës dhe komunës nga e cila vij edhe vetë. Më vjen mirë që përgjatë të gjithë këtyre proceseve në asnjë moment nuk vihet në pikëpyetje angazhimi dhe orientimi i kësaj Qeverie pro integrimeve europiane në të cilin kam dëshmuar edhe personalisht me veprimet e mija në momente kyçe”, u shpreh deputeti Kastriot Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu