Rexhepi: Kovaçevski më ka ftuar edhe mua kur formoi qeverinë, por nuk i kërkova ndonjë drejtori

Deputeti i Kuvendit, Kastriot Rexhepi, i ftuar sonte në panelin e emisionit Click Plus, në TV21, tha se ai pasi u nda nga grupi i Lëvizjes Besa, është ftuar nga kryeministri Kovaçevski gjatë formimit të Qeverisë, por ai nuk i ka kërkuar ndonjë funksion publik.

“Që kur kam hyrë në Qeveri nuk kam marrë asnjë drejtori. Kryeministri Kovaçevski më ka ftuar edhe mua bashkë me partitë e tjera politike që i thërriste për konsultime për t’iu prezantuar atyre pikat programore, po ashtu më ka ftuar edhe mua.

Por, unë në asnjë moment nuk i kam kërkuar ndonjë drejtori për shkak se jam edhe individ, jo subjekt politik.”- tha Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu