“Rezervuari po çahet, Golemin e pret një cunam”, ish-ministri jep alarmin (FOTO)

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit ka folur për një situatë alarmante në rezervuarin e Manskurisë që administrohet nga Bashkia e Durrësit.

Ish-ministri tha se rezervuari ndodhet në një gjendje alarmante dhe është gati për t’u çarë, çka do të sillte një situatë katastrofale për Golemin.

Panariti u shpreh:

Rezervuari i Manskurisë është gati duke u çarë dhe po u ça ai rezervurar, të gjitha pallatet dhe ndërtesat në Golem do të merren para nga një cunam i vërtetë. Nuk mund të lihen rezervuaret dhe ujrat në menaxhimin e Bashkive dhe organeve lokale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu