Rishfaqet Menduh Thaçi por kësaj here me një transformim total

Askush nuk do ta besonte nëse nuk do të shikonte Menduh Thaçin duke biseduar me euro deputetët në Bruksel. Vajgël, Kukan dhe Fleckenstein ishin të parët euro deputetët që dëgjonin hallet e shqiptarëve të Maqedonisë nga goja e Menduh Thaçit i cili më ka ndryshuar edhe në mënyrën e veprimit duke hapur kështu një shpresë për “luanët” e kësaj partie.

Komisionari i BE-së, Johanes Hahn nuk nguroi edhe në Twiter të tregojë botës se ka pritur në takim liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, ky ishte një sinjal edhe më i madh se Thaçi ecën në rrugën e BE-së edhe si shqiptar edhe si politikan.

Arogant, cinik i viteve të kaluara, Thaçi është rikthyer në një lider i qetë, modest, i hapur, i urtë dhe në fund mendon ndryshe si një politikan evropian. I vetëm në politik ai arrinte të fitonte shumë deputet, por kur nuk arriti të fitojë zgjedhjet, vetëm se nuk besonte në një bashkëpunim mes partive tjera shqiptare. Që nga marrja e timonit të PDSH-së, Thaçi ka notuar mirë për të mbajtur partinë në binarët e tij ku ai ka dashur të jetë, por kur nuk ua dha luksin simpatizuesëve të tij që të mburren me logon e PDSH-së dhe të ecin kryelartë me fitoret bindëse të partisë së trashëguar të Arbën Xhaferit.

Arroganca dhe cinizmi i tij nuk e rritën partinë dhe ai zgjodhi formën tjetër duke u ulur me Ali Ahmetin e duke dërguar përfaqësues në tryeza të përbashkëta që të tregojë se ai dhe partia e tij janë pro bashkëpunimit në interes kombëtarë e shtetëror.

Pas shumë tërmeteve në PDSH, Thaçi ia doli sërish, tani ai më është lider i cili hapi derën e BE-së duke u bërë edhe pjesë e qeverisë së Zaevit dhe partia e tij ka filluar të nxjerr flluska frymëmarrjesh duke dhënë një shpresë për luanët e kësaj partie.

Shqiptarët duhet të mendojnë ndryshe dhe duke bashkëpunuar ata fitojnë më shumë e Thaçi më në fund e kapi dhe tani më PDSH mund të jetë një parti e cila do të hap zemrën për të gjithë shqiptarët që mund të besojnë se PDSH-ja do të mbrojë interesat e shqiptarëve. E kështu PO./TS/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu