“Ritakim vëllazëror”, Ahmeti dhe Rama në drekë të përbashkët

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takim me kreun e qeverisë Sshqiptare Edi Rama. Në postimin e tij në rrejtet sociale Ahmeti shkruan se ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm!

“Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona që vendosi në zbatim vizionin progresiv të përparimit kombëtar, mbi të cilin kemi diskutuar në çdo takim tonin.

Vendkalimet e përbashkëta kufitare, ndërtimi i Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, përkujdesi i përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe përmes alfabetit të unifikuar, bashkëpunimi ekonomik dhe ai energjetik, si dhe integrimi në Bashkimin Europian janë tashmë kryefjala e kauzës sonë kombëtare, ashtu siç ishin dikur misionet e lirisë dhe barazisë në të cilat bashkë ngadhënjyem.

Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm! Bashkë drejt idealeve të përparimit! ” ka shkruar Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu