Një i ri ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:12 në rrugën lokale Shkup- Vodno e Mesme.
Motoçikleta e drejtuar nga banor i Shkupit i lindur në vitin 1994 ka goditur mburojat e hekurit anës rrugës.
Pas aksidentit me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente ku janë konstatuar lëndime të rënda, ndërsa më pas ka humbur edhe jetën.