Andrew Robertson mund ta konsiderojë veten me fat që i shpëtoi kartonit të kuq, pasi e goditi Lionel Messin në kokë gjatë ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës.
Duke qenë se Redsat duhej ta përmbysnin rezultatin prej 3-0, në sfidën e zhvilluar në Anfield, presioni dhe emocionet ishin të larta.
Ndërsa mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, në pjesën e parë pati një kontakt me yllin argjentinas, por ajo që ndodhi më pas ka nxitur reagimin e tifozëve në rrjetet sociale, të cilën kanë shkruar se lojtari duhej përjashtuar.
Numri 10 i Barcës reagoi pas këtij incidenti, por gjyqtari nuk e par, futbollisti i Liverpoolit i ka shpëtuar ndonjë ndëshkimi. /albeu.com/










