Ronaldo dhe Çan e bindin, lojtari i Realit kërkon t’i bashkohet Juves

Toni Kros ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Reali, disa javë më përpara. Por tashmë kjo kërkesë sa vjen e bëhet dhe më e besueshme. Sipas spanjolles “Don Balon”, mesfushori gjerman ka kërkuar largimin nga madrilenët, për të shkuar në Itali te Juventusi.

Gjermani duket se është bindur nga Ronaldo, ish-shoku i skuadrës te Reali dhe Emre Çan shoku i skuadrës te kombëtarja, për të parë Torino si destinacionin e parë.

Pritet me interes e ardhmja e Kros, i cili e ka mbyllur ciklin e tij te Reali, ku ka fituar shumë trofe, mes tyre tre Liga Kampionësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu