Ronaldo me deklaratën e tij të parë si lojtar i Juventus e godet Real Madridin

Cristiano Ronaldo është prezentuar edhe zyrtarisht sot si lojtari më i ri i Juventusit.

Ai është transferuar tek skuadra italiane për 100 milionë euro nga skuadra e Real Madridit, shkruan GazetaBlic.

Ronaldo u paraqit sot në konferencë për media, ku edhe ka folur për objektivat dhe transferimin e tij në Juventus.

“Unë nuk jam i trishtuar fare, vij këtu sepse është një sfidë e madhe për karrierën time. Transferimi në një klub të tillë më bën të lumtur dhe falënderoj Juventusin për mundësinë që më dha”, tha fillimisht Ronaldo.

“Unë mendoj për të tashmen. Më pëlqen futbolli, unë jam i ri dhe gjithmonë i kam pëlqyer sfidat. Ishte karriera ime e ëndrrave. Jam i përgatitur dhe çdo gjë do të jetë mirë. Jam i qetë dhe i sigurt.”

“Është një kampionat shumë taktik, është e vështirë, por kurrë nuk kam pasur ndonjë gjë të lehtë. Unë dua të punoj. Jam i sigurt dhe mendoj se gjërat do të jenë mirë. Jam i përgatitur”

“Dua të lë shenjë në historinë e Juventusit. Falënderoj tifozët e Real Madrid, por tani kam tifozë tjerë të preferuar. Mezi pres të luaj dhe do të përpiqem t’u tregoj italianëve se janë në krye”, përfundoi Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu