Ronaldo nuk mund t’i fshehte emocionet në fillim të ndeshjes ndaj Ganës

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Ganës në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Njëri nga lojtarët më të mëdhenj që ka shkelur në fushën e lojës ka paralajmëruar se ky do të jetë Botërori i tij i fundit.

Padyshim se me këtë në mendje, 37-vjeçari ishte shumë i emocionuar kur po intonoheshin himnet aq sa iu mbushën sytë me lot.

Ka qenë kjo një periudhë përplot ngjarje në jetën profesionale të Ronaldos, i cili e ka ndërprerë kontratën me Manchester Unitedin dhe tash është pa klub.

Ky është Kampionati i pestë Botëror në të cilin luan Cristiano, njëherësh ai është bërë futbollisti i parë evropian që luan në 10 turne të mëdha (pesë Kampionate Botërore dhe pesë Kampionate Evropiane).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu