Ronaldo pa ekip, klubi anglez shfaq interesimin

Ditën e djeshme, Cristiano Ronaldo mbeti pa ekip, pas njoftimit të Manchester United. Gjetja e një ekipi të ri, ose më saktë një sfidë e re siç tha vetë ai, nuk do të jetë e lehtë për portugezin.

Problemi kryesor në fakt është paga e tij e lartë, ku Ronaldo merr 20 milionë euro në sezon. Zërat momental janë se Bayern Munich, PSG dhe Inter Miami i Beckham janë duke vëzhguar situatën për një transferim të mundshëm.

Por, siç raportohet, një emër i ri ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për klubin anglez të Premier League, Newcastle. Klubi i pronarëve sheik mbetet i favorizuar, pasi falë princit të Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman, ka fonde praktikisht të pakufizuara.

Situata e Ronaldos për një klub të ri mbetet një enigmë, por e ditur është se ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe sigurisht, është në kërkim të një klubi të ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu