Roth: Maqedonishtja është një gjuhë në Evropë me diversitet kulturor

Deputeti i Bundestagut Gjerman dhe njëherësh kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme atje, Michael Roth, para takimeve të sotme me kreun e shtetit dhe në Parlamentin në Shkup, në Twitter ka shkruar se po vjen në një kohë sfiduese dhe frustruese për maqedonasit, por ne nuk do të ecim vetëm. Meqë ra fjala, ka shkruar ai, maqedonishtja është gjuhë në Evropë e diversitetit kulturor, transmeton InfoShqip.

Mirëmëngjes Shkup! Është mirë të ktheheni në kohë sfiduese, frustruese për maqedonasit! Por ju kurrë nuk do të ecni vetëm… Shpresa është çelësi! Dhe meqë ra fjala: maqedonishtja është një gjuhë në Evropë e diversitetit kulturor!”, ka shkruar Roth në Twitter.

Deputeti gjerman Roth është në takim me presidentin Stevo Pendarovski, pas së cilës duhet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Roth më herët është pritur nga kryetari i dhomës së legjislativit, Talat Xhaferi, dhe ka pasur një takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Përpara se të zgjidhej në Bundestag, Michael Roth mbante postin e Ministrit të Shtetit për Evropën në MPJ të Gjermanisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu