Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti theksoi sot se do të ngre padi penale ndaj anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion. Ai shfaq dyshime se vendimi është i ndikuar politikisht, ndërsa ai, ka një porosi për ata që fshihen pas Antikorrupsionit, ‘kush do që është, madje edhe kryeministër të jetë nuk më frikëson.”
“Si organ shtetëror ata janë vendosur në shërbim të politikës dhe për të bërë preson politik, për mua është e qartë se është presion. Unë do ti drejtohem edhe Kuvendit, pasi që ai I ka zgjedhur që të fillojë ndonjë procedurë. A unë personalisht do të ngre padi penale ndaj anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion. Nëse dikujt I pengon angazhimi imë në politik apo në Komunë, madje të jetë edhe kryeministër, tek unë nuk bënë përshtypje dhe nuk kalon. Kryeministrat këtu në Maqedoninë e Veriut vijnë dhe shkojnë shumë shpejtë”, deklaroi Blerim Bexheti.
Sipas Komisionit Antikorrupsion, Bexheti ka shkelur ligjin pasi nuk ka vepruar ndaj ndërtimit joligjor të platformave në lokalitetit turistik Matkë.










