Rreagon ish deputeti i LSDM-së pse gjykata nuk e ekstradon në Serbi Tomor Morinën

Ish deputeti i koalicionit të LSDM-së nga radhët e “Revolucionit Laraman”, Pavle Bogoevski sot ka dalur kundër vendimit të Gjykatës Penale të Shkupit, që nuk lejon ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

Deputeti që para disa muajve dha dorëheqje për shkak të një skandali ku dyshohej se është incizuar duke porositur drogë, Morinën e konsideron fajtor.

“Sa për sqarim, lidhur me çështjen Serbi/Kosovë, e përkrahi të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës (qëndrim që zyrtarisht e ndan edhe shteti ynë). Por si mundemi të presim që dikush tjetër të na i kthejë kriminelët tanë, kur ne nuk e bëjmë këtë? Kjo paraqet lloj të gabuar të ndikimit politik ndaj gjyqësorit. Deri sa kemi përfaqësues të lartë zyrtarë, zv/kryeministra dhe kryetarë komunash që paraprakisht e kahëzojë gjykatën se në çfarë drejtimi duhet të vendosë-nuk do të kemi gjyqësor”, vlerëson Bogoevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu