Rreagon VMRO-ja për ndërrimin e emrave të institucioneve (VIDEO)

Riemërimin e institucioneve shtetërore pas ndryshimit të emrit, opozitarja VMRO-DPMNE e konsideron si një hap tjetër drejt shkatërrimit të identitetit maqedonas.

Riemërimi i institucioneve është një nga veprimet e turpshme kundër-maqedonase të cilat dalin nga marrëveshja kapitulluese. Ne vazhdimisht kemi thënë se Maqedonia është shpërfytyruar, shpërfytyrohen maqedonasit, se tani nuk do të kenë me çfarë të identifikohen, se humbet identiteti institucional. Ja, do të drejtoj pyetje te qytetarët; a nuk do të ruhej identiteti me këtë marrëveshje, ashtu siç pretendohej? – deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga Qeveria sqarojnë ndryshimet e emrave të institcioneve dhe organeve të cilat financohen nga shteti. Mbiemri “maqedonas” ose “maqedonase” do të mbetet i pandryshuar vetëm te institucionet që përfaqësojnë identitetin etnik të qytetarëve maqedonas në vend.

Principi i ndryshimit të mbiemrit “maqedonas” dhe “maqedonase” me mbiemrin “kombëtar” ose “kombëtare” aplikohet në ato institucione që janë me karakter kombëtar dhe shtetëror. Mbiemri “maqedonas” ose “maqedonase” aty ku identifikohet dhe emërohet identiteti nacional maqedonas i atyre institucioneve, mbetet – tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Kështu për shembull “Radiotelevizioni maqedonas” pas riemërimit është “Radiotelevizioni kombëtar” kurse “Filharmonia maqedonase” është “Filharmonia kombëtare”. Kurse i pandryshuar do të mbetet “Teatri popullor maqedonas” por edhe “Instituti për literaturë maqedonase” në kuadër të Universitetit Shën Kirilli dhe Metodi. Një zgjidhje aktualisht nuk është arritur për Akademinë e Shkencave dhe Arteve Maqedonase për të cilën vazhdojnë konsultimet me akademikët.

Mbiemri “maqedonas” dhe “maqedonase” do të vazhdojë të vlejë edhe për përdorime të tjera.

Mbiemri “maqedonas”, “maqedonase” përdoret gjithmonë kur lidhet me identitetin etnik dhe kulturor të popullit, gjegjësisht “identiteti etnik maqedonas”, “gjuha maqedonase”, “kultura maqedonase”, “territori maqedonas”, “populli maqedonas”, “historia maqedonase”, “malet maqedonase”, “literature maqedonase”, “alfabeti cirilik maqedonas”, etj – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas ekspertëve, riemërimi i institucioneve ishte procedurë e pritishme që buron nga Marrëveshja e Prespës. Profesori Vllado Dimovski, reagimet i cilëson si retorikë politike.

Kjo është vetëm propagandë. Gjithmonë kur ndodh diçka, qoftë edhe në të mirë dhe për përparim të vendit, ka pengues të cilët e keqpërdorin atë. Kjo parashihet në Marrëveshjen e Prespës dhe kjo nuk duhet të na habisë aspak. Tashmë me muaj lexohet dhe rilexohet nga eskpertë dhe të tjerë. Nëse do të kishte ndonjë mangësi deri tani, sigurisht se do të kishte reagime edhe nga Komisioni i Venecias edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe sigurisht, nëse aq e papërshtatshme do të ishte Marrëveshja e Prespës, sot vendi do të ishte në protesta të vazhdueshme – theksoi Vllado Dimovski, ekspert.

Një ditë më parë, Qeveria miratoi ndryshimin e emrave të 136 institucioneve dhe organeve shtetërore dhe publike dhe kërkoi prej tyre aplikimin e emrave të ri në përdorime elektronike dhe në materialet e shtypura.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu