Rrëmbehet avioni me 84 pasagjerë për ‘t’i rënë në sy’ të dashurës

Viti 2016 ishte i mbushur me lajme të cilat tronditën opinionin publik rreth e rreth botës. Por nuk mund ta harrojmë historinë e 59 vjeçarit i cili rrëmbeu avionin me 81 pasagjerë në bord për t’i bërë përshtypje të dashurës.

Avioni me 81 pasagjerë në bord i linjës ajrore Egyptair i nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron është rrëmbyer një mëngjes të henë në muajin mars të vitit që po lëme pas.

Mediat kanë publikuar fotografinë e personit që mori peng avionin duke e detyruar të bëjë ulje emergjente në Qipro.

Ai është identifikuar si Ibrahim Samaha rreth 59 vjeç. Ajo çfarë e ka detyruar atë të kryejë pengmarrjen, është një histori dashurie me një qipriote të quajtur Marina Paraschou me të cilën më parë ka qenë i martuar.

Samaha ka kërkuar nga policia që të gjejnë gruan qipriote dhe t’ia sjellin në aeroport. Pasagjerët tashmë janë liruar dhe autoritetet konfirmuan se ngjarja nuk ishte një akt terrorist. Megjithatë ka ende mosmarrëveshje mes pengmarrësit dhe autoriteteve. Por gjithshka duket se do të shkojë drejt zgjidhjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu