Rreth 1.200 raste të reja të kancerit në gji apo mesatarisht tre deri katër gra në ditë janë diagnostikuar vitin e kaluar në Maqedoni. Mbështetje të sëmurëve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre më 1 tetor në parkun e Qytetit në Shkup afër Guacës, do t’u japin mbi 1.000 qytetarë me shëtitje simbolike dhe garë humanitare (në gjatësi prej një kilometri) në kuadër të fushatës “përpara rozë” në organizim të Shoqatës “Borka” – Për çdo ditë të re.
Në konferencë për shtyp, kryetarja e Shoqatës “Borka”, Biba Dodeva theksoi se Maqedonia po bëhet sërish pjesë e familjes globale të luftëtarëve kundër kancerit në gji, sepse tetori është muaj për ngritjen e vetëdijes për këtë sëmundje.
Manifestimi “Përpara rozë 2016” do të mbahet për të tetën herë me mbështetje të Ambasadës amerikane dhe kompanisë Pelisterka.
Lora Braun, personi për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën amerikane, tha se me krenari e mbështesin fushatën dhe u shprehin mbështetje të sëmurëve nga kanceri në gji.