Rreth 3 milionë euro më shumë mallra, Kosova importon nga Serbia

Ishte tetori i vitit 2011, dhe kjo maune me targa serbe dhe e mbushur gjithashtu me mallra nga Serbia, përfundoi e përmbysur.

Këtë veprim asokohe e bënë aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, e që për qëllim kishte kundërshtinë ndaj importeve që bëheshin nga shteti serb.

Për bojkot të këtyre produkteve kishte edhe kampanja të mëhershme e që vazhduan ndër vite.

Por edhe me ardhjen e Qeverisë Kurtiu, produktet serbe nuk humbën vendin në tregun kosovar.

Statistikat tregojnë se në muajin tetor 2022 importet nga Serbia kapin vlerën e 34 milionë eurove, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar u importuan 3 milionë euro më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu