Rrezik nga skenare të fshehura, PSP në rrezik

Dy ditë para takimit të liderëve, te partitë është duke sunduar bindja se Maqedonia është para vendimit të sigurt për zgjedhje. LSDM-ja të mërkurën do ta bëjë të njohur emrin e kandidatit të dominuar për redaktor të ri në RTVM, transmeton TetovaSot.

Nesër duhet kontraktuar termini ku liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, për pasnesër, me 31 gusht do ta mbajnë takimin e liderëve për të vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në pajtueshmëri me obligimet e ndërmarra nga marrëveshja e 20 korrikut. Nëse vlerësimi do të jetë pozitiv ata duhet që ta caktojnë datën e zgjedhjeve dhe sipas të gjitha deklaratave të tanishme, kjo gjë do të ishte me 11 dhjetor.

Sipas bindjeve dhe atmosferës që po sundon thuajse te të gjitha partitë, Maqedonia është në hap para një vendimi të sigurt për zgjedhje.

Nga ana tjetër, në rrethet politike gjithmonë e më zëshëm po komentohet se vendimi i liderëve për zgjedhje nuk duhet nënkuptuar se ata me të vërtet edhe do të mbahen. Sipas këtyre spekulimeve, prapa deklaratave kategorike për zgjedhje po fshihen disa variante të një skenari kyç që është i lidhur me fatin e Prokurorisë Speciale Publike, gjegjësisht me deklarimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për PSP. Për ato që janë të përfshirë me procedurat e tyre, efekti i pritshëm do të ishte pakënaqësia e opozitës nga vendimi i Gjykatës, gjegjësisht nga caktimi i masës së përkohshme për ndalimin e aktiviteteve të saja deri në vendimin përfundimtar që do të nxiste protesta, ndërsa opozita do të ishte e detyruar që ta revidoje qëndrimin se ka kushte për zgjedhje të lira.

Në kampin opozitar thuan se shpresojnë se nuk do të ndodh një diçka e tillë, pasi që atij institucioni do të duhet mundësuar puna pa pengesa, me qëllim që të kemi një përfundim juridik të rasteve që dalin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu