Rrëzohet avioni me 60 pasagjerë, frikë se nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan pasagjerësh që mbante rreth 60 udhëtarë është rrëzuar në një zonë malore të Iranit qendror.

Aeroplani u rrëzua në malet Zagros pranë qytetit të Semirom në provincën Isfahan, ndërsa fluturonte midis Teheranit dhe qytetit jugperëndimor të Yasuj, përcjell albeu.com

“Të gjitha forcat e emergjencës janë në gatishmëri”, tha një zëdhënës i shërbimeve emergjente. “Aeroplani kishte 50 deri në 60 pasagjerë.”Ndërsa thuhet se nuk ka të mbijetuar.

Ky lajm i fundit është duke u përditësuar dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu