Rritet çmimi i naftës në Francë, qytetarët “kërcënojnë” për protesta

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion prej rritjes së çmimit të karburantit në Francë. Drejtuesit e automjeteve në vend planifikojnë në 17 nëntor bllokimin e të gjitha rrugëve kryesore me situatën e përshkallëzuar edhe përmes mediave sociale ku zemërimi mbi rritjen e kostos, sa vjen e rritet.

Macron megjithatë ka këmbëngulur në rritjen e taksave mbi karburantin me idenë të promovohen dhe zhvillohen forma më të gjelbra transporti.

Po si janë çmimet e çmimit të naftës në Francë krahasuar me ato të vendeve të tjera europiane?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu