Rruga e Kombit me pagesë, ky është muaji që do të fillojë “gjoba”

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në buxhetin e shtetit u është paraqitur dhe një platformë për punimet infrastrukturore të vendit.

Për Rrugën e Kombit, nga 40 milionë euro që janë të nevojshme për projektin, janë parashikuar vetëm 10 milionë euro.

“Rruga e Kombit” ende nuk është përfunduar, por do të jetë aksi i parë rrugor që do të bëhet me pagesë, duke filluar nga muaji janar i viti të ardhshëm.

Kompanitë “Salillari&Kastrati”, të cilët kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim që kanë bërë është marrja e taksës nga kompania “Joint Venture”.

Ekspertët e policisë së qarkullimit rrugorë shprehen të shqetësuar për sigurinë e qarkullimit të mjeteve nga Tuneli i Kalimashit deri në Morinë, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morinë.

Në këtë segment ndodhen 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu