Sa të vështirë e kanë deputetët dhe ministrat që ta kalojnë muajin me rrogë 1000 euro? Ja çka thotë zv.kryeministri Bytyqi

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi nuk u përgjigj direkt nëse për nevojat e një deputeti apo ministri mjafton rroga prej rreth 1000 eurove, por shtoi se ai ka qenë dhe do jetë kritikues i rrogës minimale, duke kërkuar në vazhdimësi rritje të saj. Sipas tij, në muajin Mars, paga minimale në vend pritet të arrijë mbi 19 mijë denarë.

“Unë nuk e di se për çfarë ka aluduar deputeti, ndoshta ka dashur të bëjë krahasim me deputetët e rajonit, unë ndjej se jam i thirrur që të luftoj të përmirësoj jetën e gjithë qytetarëve…. Unë nuk dua të harrojmë ca gjëra. Para 6 viteve kur paga minimale ishte 9 mijë denarë, kam qenë kritikues ndaj pagës minimale dhe sot vazhdoj të jem ende kritikues edhe pse paga minimale është 18 mijë denarë”, deklaroi Bytyqi në Klan Debat./KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu