Sadiku parasheh zhbllokim të situatës në takimin Kurti – Vuçiq

Politologu, Abdullah Sadiku ka thënë se nesër parasheh zhbllokim të situatës në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Sadiku në një lidhje direkte në Tëvë1, ka thënë se nesër nuk parashihet tensionim të situatës, pasi EULEX-i dhe KFOR-i po patrullojnë në veri të Kosovës.

“Unë parashoh nesër të ketë zhbllokim të situatës, vet biseda telefonike që kishte Kurti me këshilltarin e lartë të Departamentin amerikan të Shtetit, Chollet, ku na u bë e qartë që nesër parashihet njëfarë lloj zhbllokimi i situatës sonë të rënduar deri më tash. A parashihet nesër që të ketë konflikte, nuk e besojë, duke e pasur parasysh se që EULEX-i ka dalë në anën veriore që të patrullojë, iu kanë bashkangjitur disa forca të KFOR-it. Gjithashtu edhe policia jonë është në gjendje gatishmërie që të reagoj. Nuk parashoh tensionim të situatës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, zhbllokimi i situatës nënkupton kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe rikthimin e policëve në uniformat e tyre.

“Zhbllokimi i situatës nënkupton kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, rikthimin e policëve në uniformat e tyre dhe parashoh që në një të ardhshme shumë të afërt të arrihet edhe marrëveshja finale dhe në marrëveshjen finale të jetë njohja reciproke”, tha tutje Sadiku.

Ndërkaq, nesër “me shumë gjasë” pritet të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Kështu kanë njoftuar nga Qeveria e Kosovës. Megjithëse, agjenda nuk dihet, takimi pritet të jetë me fokusin në qetësimin e tensioneve të shkaktuara pas çështjes së targave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu