Seanca për ndryshimet kushtetuese do mbahet sonte në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë megjithatë do të mbajë seancën për ndryshimet kushtetuese sonte dhe nuk do të ketë shtyrje. Kjo është lajmëruar nga shërbimet e Kuvendit, mëson INA.

Sipas njoftimeve, seanca do të nis në ora 21.00, kur pritet të hidhet në votim propozimi për hapjen e Kushtetutës për draftin e amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE sërish do të zhvillojë një konferencë me gazetarët, ku do të shpalos qëndrimin e saj, se cfarë do të pasojë me tej.

Për votimin e ndryshimeve kushtetuese nevojiten 80 vota të deputetëve, prej të cilave 8 vota kërkohen nga radhët e koalicionit të VMRO-DPMNE.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu