Sela: Kush mund të thotë sot që Maqedonia nuk funksionon si federatë?!

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela në një koment të shkruar në profilin e tij në facebook shkruan se kush mund te thote qe Maqedonia nuk funksionon si federate?

Ai me këtë përkujton kohën kur ishte deputet se si kishte denoncuar këtë.

Ja shkrimi i plotë:

Dikur në kuvend, në debatet që zhvilloheshin për mardheniet ndëretnke, debatet për marveshjen e Ohrit, implementimin e saj dhe nevojën e sjelljes së një marveshjeje te re politike, në prezence edhe të diplomatëve të huaj, faktori politik maqedonas përdorte dy strategji. E para, aty gjithmon ishin deputetët e BDI-së në rolin e bartësve të legjitimitetit tek shqiptarët që çdo herë flisnin për arritjet e mëdha të shqiptarëve në fushën e të drejtave kolektive pas marveshjes së Ohrit! Pa çka se ata që perfaqsonin atëher dhë që perfaqsojnë tani(shqiptarët) përballeshin dhe përballen me diskriminim të paparë?! Kur BDI dështonte në këtë mision prej kuislingu, e perballur me argumentet tona si opozitë atëher njëjtë si VMRO-DPMNE ashtu edhe LSDM kalonin në planin B ose strategjinë e dytë, nxisnin deputetët e pakicave tjera, që i kishin dhe i kanë në kuadër te koalicioneve të tyre, në të shumtën e rasteve deputet me përkatsi etnike turke pë të na përsëritur gjithmonë të njejtën fjali. Ata thonin kështu: ” Ju shqiptarët e sollët Marveshjen e Ohrit dhe ju përsëri ankoheni…”
Vëreja kënaqsinë në fytyrat e deputetëve maqedonas të cilët zakonisht në kësi rastesh nuk flisnin aspak dhe në këtë qetsi shurdhuese, sikur bërtisnin zhurmshëm dhe njëzëri, qentë le të lehin karavani le të hec përpara. E pse jo kur kishin dhe kanë zagarë që flisnin në vend të tyre.
Ç’ndodh sot?! E njëjta gjë, por strategji e plotësuar me ca mercenar shqipfolës të cilët shqip na thonë atë që dikur në gjuhë maqedone na e thonin deputetët partner të partive maqedonase, në ndërkohë qe britma e tyre në heshtje është po e njëjtë. E qe besa edhe zëshëm në mitingjet e tyre partiake dhe pastaj përsëri ne jemi nacionalistët, ne jemi radikalët në qëndrime, në ndërkohe që 63 deputetët i duan kundër nesh!
Kush mund të thotë sot që Maqedonia nuk funksionon si federatë?! Federatë e bazuar te shtypja dhe ekploatimi dhe jo te liria dhe zhvillimi. E dini ku e bazoj ktë? Po ja kaloni urën e Gurit ne Shkup dhe do i shihni dy realitetet. Federata ne Maqedoni ka emrin shtypje, shperngulje dhe eksploatim i viseve me shumic shqiptare (perêndimi) dhe zhvillim progres dhe liri vendeve me shumice maqedonase. Ky lloj frderalizmi po që është absurd.
Mjerë ata shqiptarë që lirinë e tyre e kanë te graduar te ajo se çka japin të tjerët. Këto janë kryeskllevërit e kohës së sotshme që na dëshirojnë ne të drejtën e skllavit. Nuk mund të pajtohemi…”, shkruan Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu