Sela: Ministri i ri i Shëndetësisë duhet të jetë mjek

Aleanca për shqiptarët mbetet në koalicionin qeveritar, ndërsa për ministrin e ri të Shëndetësisë do të vendoset në organet partiake.

“Do të vendosim njeri që do të na zbardh fytyrën, siç ishte Arben Taravari”, deklaroi mbrëmë lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela në televizionin Alsat-M.

Ai tha se e përfaqëson idenë që ministëri i Shëndetësisë sërish të jetë mjek.

“Kemi mjaftë kuadro jo vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe për çdo ministri ku ka nevojë. Emri i ministrit të ri duhet të diskutohet në udhëheqësinë e partisë. Unë janë për idenë që ai të jetë mjek”, tha Sela. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu