Sela: Mosvendosja në votim e shkarkimit të Veljanovski, shkelje e rëndë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha në emisionin “Rruga drejt” se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit.

Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauz, sepse ndryshe ai ka bërë një precedent shumë të rrezikshëm. Ka disa momente që janë të afatizuara– tha Sela.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu