Sela para bashkëpartiakëve në Strugë: Do të jem aktiv politik

Ziyadin Sela, i cili dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse e Aleancës për Shqiptarët pas dështimit të zgjedhjeve në Tetovë, sot para anëtarëve të komisionit vendas në Strugë u tha se aktiviteti i tij politik nuk ka përfunduar, transmeton InfoShqip.

“Unë nuk do të heq dorë nga ideali mbi të cilin kemi ndërtuar partinë tonë politike, prandaj shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët nga Struga deri në Likovë që të qëndrojnë pas kryetarit të ri si kryetar i ri i AA-së, i cili do të zgjedh javën e ardhshme.

Sa për mua, premtoj se do ta rris fuqishëm aktivitetin tim politik dhe me të gjitha kapacitetet e mia do të luftoj që Aleanca për Shqiptarët të dalë si subjekti i parë politik në skenën politike në RSM“- tha Sela./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu