Sela refuzon takimin me Zaevin

Ka dështuar takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela. Burime partiake nga ASH thonë për Gazetën Lajm se Sela ka refuzuar ftesën për takim, në të cilin duhej të bisedohet për kandidatin e përbashkët presidencial.

Shkak për refuzimin e takimit është marrja e kompetencave për arsim të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari nga ana e MASH-it./Gazeta Lajm


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu