Selami: Çdo tentim për manipulim të regjistrimit të popullsisë dënohet me së paku tre vjet burg

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami i ftuar në “programi 200”, deklaroi se çdo tentim për manipulim të procesit të regjistrimit paraqet shkelje, gjegjësishtë vepër penale që është e dënueshme me së paku 3 vjet heqje lirie.

Sipas tij softueri është i përgatitur asisoj që detekton çdo siç u shpreh ai keqadashës, i cili më pas nga organet kompetente do të hetohet dhe do të nxirret para organeve të drejtësisë, për të marr dënimin e merituar.

“Në rast se ju futeni më IP adrës gjoja se nga jashtë, por nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ju keni bërë vepër penale, vepër penale e cila është e dënueshme, dhe për të cilën flihet burg jo më pak se tre vite. Më së paku që mund të flini burg është tre vjet e më tepër. Çdo vepër penale është e lehtë për tu bërë, ashtu sikur që ju mund të futeni sot në internet IP adresë nga Maqedonia, gjoja se futeni nga jashtë edhe veprat tjera penale më të rënda është lehtë për ta bërë, por secili i bartë pasojat për veprat që ka bërë”, tha ai.

A mund të jepni garanci që nuk do të ketë manipulime?

“Aplikacioni dhe softueri është ashtu i ndërtuar që çdo lëvizje, çdo prekje nga jashtë regjistrohet. Regjistrohet nga çfarë adrese, nga ku dhe shumë lehtë është pastaj për ta gjetur se kush e ka bërë. Me një hetim më të vogël gjendet edhe keqbërësi. Nuk e di ngase nevoja që dikush të futet nga këtu për tu regjistrua, do të thotë nuk është qëllimi që të regjistrohet, por keqpërdorimin e të dhënave të regjistrimit”, tha Ilmi Selami, zv. Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu