Selmani: BDI-ja nuk do ta ketë njësoj pa Izet Mexhitin

Ish zv.kryeministri dhe biznesmeni, Imer Selmani ka komentuar zhvillimet e fundit brenda spektrik politik shqiptar.

Ai duke komentuar për TV21, subjektin e ri Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit tha se ky subjekt i ri padyshim që do ta dëmtojë BDI-në, sepse pikërisht BDI-ja ka qenë shumë e fuqishme në komunën e Çairit.

“Vitet e fundit ose dy dekadat e fundit më e fuqishme BDI-ja tërë kohën ka qenë në Çair. Në rrethinën e Shkupit, në Saraj. Ashtu që BDI-ja patjetër se nuk e ka njësoj, nuk do ta ketë njësoj pa Izet Mexhitin dhe pa njerëzit të cilët janë rreth Izet Mexhitit. Por prap them duhet parë shtrirja sepse vetëm Çairi ka ndikimin e vet ndoshta në zgjedhjet lokale. Mirëpo në zgjedhjet parlamentare numërohet çdo votë, në çdo fshat në çdo cep të vendit tonë”, deklaroi Selmani për “Summer Click Plus”.

Lidhur me Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës, ai shtoi se edhe kjo parti duhet periudhën në vijim të shtrijë ndikimin e saj sa më tepër të mundet në nivel shtetëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu