Derisa klasa politike e Kosovës nuk izolojnë marksistët dhe leninistët e PDK-së, në krye me Hashim Thaçin, kosovarët kurrë nuk do të shohin ditë të bardhë.
Kryeministri Ramush Haradinaj duhet urgjentisht të nisë bisedimet me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për të formuar qeverinë e shpëtimit kombëtarë.
Sot është koha kur Haradinaj, Kurti e Mustafa duhet të nxjerrin Kosovën nga përqafimi i Erdoganit e Vuçiqit. Kosova nuk është provincë turke e serbe, por shtet i pavarur dhe sovran. Për fatin e Kosovës do të vendosin vetë kosovarët!
Kurti dhe Mustafa nuk duhet të lejojnë Lista serbe dhe Erdogani ta kërcënojnë kryeministrin e shtetit të tyre.
Kosovarët duan të kenë marrëdhënie të mira me popullin turk duke u mbështetur në respektin e ndërsjellë. Deklaratat e Erdoganit kundër kryeministrit Haradinaj janë ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës dhe rrezikojnë marrëdhëniet dypalëshe!










