Senati amerikan kundërshton Trumpin, jo armë për Arabinë Saudite

Një grup dypartiak i ligjvënësve në SHBA planifikon një seri prej 22 votimesh, si kundërpërgjigje të përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump që të anashkalojë Kongresin për t’iu shitur miliarda dollarë armatim vendeve të Lindjes së Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 20 rezoluta të përbashkëta të mosmiratimit kanë për qëllim t’i tërheqin vërejtjen deklaratës së muajit të kaluar të administratës së Trumpit për situatën e jashtëzakonshme të sigurisë kombëtare për të mundësuar shitjet e armëve pa miratimin e Kongresit.

Administrata e Trumpit pretendon rritjen e kërcënimit nga Irani për të përdorur autoritetin në përputhje me Aktin e Kontrollit të Eksportit të Armëve për të shmangur periudhën e kërkuar të shqyrtimit të Kongresit për shitjen e armëve në Jordani, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Kongresi ka bllokuar shitjet që nga viti 2018.

Ky veprim shkaktoi zemërimin e ligjvënësve, veçanërisht mbi të drejtat që përfshinin fushatën bombarduese të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, pjesë e së cilës janë edhe EBA-të si dhe vrasja e gazetarit saudit të Washington Post, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar.

Senatorët republikanë Lindsey Graham, Rand Paul dhe Todd Young iu bashkangjitën demokratëve Jack Reed, Bob Menendez, Chris Murphy dhe Patrick Leahy për t’ia tëhequr zyrtarisht vërejtjen presidentit Trump.

“Megjithëse e kuptojmë se Arabia Saudite është aleat strategjik, sjellja e Muhammed bin Salman nuk mund të injorohet. Tani nuk është koha për të bërë biznes me Arabinë Saudite si zakonisht”, tha Graham në një deklaratë, duke iu referuar princit saudit të kurorës, të cilin kritikët vlerësojnë se vrasja makabre e Khashoggit ka ndodhur me urdhrin e tij.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar se shitja e armëve është bërë në atë mënyrë që administrata të anashkalojë shqetësimet legjitime të Kongresit. Presim dhe kërkojmë mbështetje të dyanshme për mosmiratimin e rezolutave”, theksoi Graham i cili është kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe një aleat i fortë i Trumpit.

Rezolutat e planifikuara nuk do të bllokojnë shitjen e armëve pa votimin e shumicës në të dyja Dhomat e Kongresit dhe mbetet e paqartë nëse ligjëvënësit kanë mbështetjen e duhur. Megjithatë, votimi do të shërbejë si një qortim publik i veprimit të presidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu