Serbët të inatosur me Zaevin, nuk lënë gjë pa i thënë

Beogradi zyrtar është inatosur me sjelljen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Kryetari i të ashtuquajturës Komisioni për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun s’ka lënë ofendim pa bërë për shefin e qeverisë maqedonase.

“Ai është një politikan i rrezikshëm, i korruptuar, me dy fytyra, cinik. Zaev është i gatshëm të bëjë çmos dhe me dhunë të marrë pushtetin”, është shprehur ai.

Më tej, Drecun u shpreh i mllefosur me qasjen e Zaevit ndaj Serbisë, transmeton Indeksonline

Ai zbuloi se Zaev përmes kanaleve jozyrtare kërkoi që Serbia ta ndihmonte atë ta rrëzonte ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

“Këtu të ju them haptas. Ai u përpoq në çdo mënyrë për të marrë përkrahje nga Vuçiqi për të ndihmuar atë rreth rrëzimit të Gruevski. E them se ne duam të jemi fqinj të mirë me Maqedoninë”, u shpreh ai. /Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu