Serbia njeh Kosovën! Vuçiç bën deklaratën e beftë nga Mitrovica

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka kërkuar rezultate përfundimtare nga hetimet që po zhvillohen për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk pret rrëfime për media, por rezultate konkrete prej hetimeve duke shtuar se Serbia dhe Kosova do të shkëmbejnë informata për zbardhjen e vrasjes.

“Ne do të shkëmbejmë informata. Dhe do te presim jo rrëfime për media, por rezultatet përfundimtare te hetimeve, nëse kjo nuk ndodh atëherë shume gjera do te na qartësohen”, ka thënë Vuçiç, gjatë vizitës në Veri.

Në këtë mënyrë duke ofruar dhe kërkuar bashkëpunim nga institucionet e Kosovës, edhe pse nuk e bëjnë zyrtarisht, normalisht Serbia e ka njohur autoritetin e Republikës së Kosovës në territorin shtetëror të saj.

Nisur nga deklaratat e Vuçiçit, Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën, deri në një moment të përshtatshëm kur të detyrohet t’a njohë edhe “de jure”.

Ndër të tjera, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.

Ai e ka bërë këtë deklaratë para Manastirit në Banjska, ku edhe e ka nisur vizitën e tij në Kosovë.

Vuçiq i ka porositur serbët e Kosovës se duhet të mbesin dhe mbijetojnë në vatrat e tyre, duke thënë se për këtë do t’i ndihmojë shteti i Serbisë.

“Nuk guxohet që të jemi më pak në territorin, në vendin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë arsye, si shtet do të luftojmë në të gjitha mënyrat”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është që të bisedojë me serbët edhe për sigurinë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si dhe për atë se cilat organe ua garantojnë sigurinë.

“Të shohim se si dhe në cilën mënyrë do t’i zhvillojnë hetimet. Ne do të shkëmbejmë informacione, sepse po shoh që po flasin për shkëmbim të informacioneve edhe pse kemi kërkuar që të marrim pjesë në hetime. Por, do të presim, jo rrëfimet për gazeta, por rezultatet përfundimtare të hetimeve. Të shohim se a do të sjellin hetimet deri te kryerësit e krimit të neveritshëm në Mitrovicë ose jo. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mjaft gjëra do t’i kemi të qarta”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu