Sërish bien çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullativ për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.38 për qind. Sipas KRRE, çmimi me pakicë i EURODISEL ulet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 1.082 den/kg dhe tani do të arrijë në 50.391 den/kg.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Prej mesnatës, benzina motorike EUROSUPER BS – 95 do të jetë 84,50 denarë/litër, EUROSUPER BS – 98 benzinë ​​motorike 87.00 denarë/litër, EURODIESEL 90.00 (denarë/ litër), Mazuti Extra light 1 (EL-1) 89,00 (denarë/litër) dhe karburant M-1 NS 50,391 (denarë/kilogram).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu