Sërish tensione mes Turqisë dhe Greqisë, Ankaraja reagon e shqetësuar: Çfarë duan?

Turqia ka përsëritur pretendimet se avionët luftarakë grekë kanë tentuar të sulmojnë avionët luftarakë turq gjatë një stërvitjeje të nivelit taktik në Egje. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se avionët grekë F-16 tentuan të sulmojnë avionët e zbulimit AVACS të NATO-s dhe dy avionë turq F-16 që merrnin pjesë në stërvitjen Nexus Ace më 24 gusht.

Sipas akuzave të Ankarasë, pilotët grekë e vendosën avionin turk nën bllokimin e radarit.

Greqia mohoi akuza të ngjashme të bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes dy ditë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu