Sexhdeja impresionuese në Katar

Kombëtarja marokene arriti një fitore të madhe në xhiron e 2-të të fazës së grupeve të Botërorit, pasi mposhti Belgjikën e zbehtë me 2:0.

Heroi i Atlas Lions ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një goditje dënimi mjeshtërore për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij, me Zakaria Aboukhlal që vulosi fitoren në kohën e fundit.

Pasi Abdelhamid Sabiri shënoi gol për skuadrën e tij, lojtarët e Marokut ranë në sexhde.

Kujtojmë se futbollistët e Arabisë Saudite kanë vepruar në mënyrë të ngjashme edhe gjatë ndeshjes me Argjentinën.

Sexhdeja është akti final dhe kulminant i ritit të namazit te besimtarët muslimanë, ku robi(krijesa) i nënshtrohet krejtësisht Zotit(Krijuesit). Sexhdeja bëhet dhe në raste gëzimi, si falenderim ndaj Zotit, edhe nëse s’je duke u falur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu