Shabani: Lëvizja Besa është gatshme për zgjedhje, po shqyrtojmë gjitha mundësitë për president

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Arafat Shabani, i ftuar në emisionin Argument në MTV2, ka folur rreth proceseve politike në vend dhe në veçanti për zgjedhjet Presidenciale, të cilat u shpallën ditë më parë, e që do të mbahen më 21 prill.

Shabani në mes tjerash theksoi se Lëvizja Besa po i shqyrton të gjitha mundësitë për zgjedhjet presidencial, mund të dilet me kandidatin tonë por edhe të përbashkët me opozitën. Ai më tej shtoj se Besa është e gatshme për zgjedhje qofshin ato edhe të parakoshme parlamentare.

Gjithashtu tha se çështja e kandidatit konsesual në mes BDI-së dhe LSDM-së është pak e pa kuptueshme dhe se partnerët qeveritar të tregojnë në realitet se për çfarë bëhet fjalë që ta kenë më të qartë opinionin publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu