Shahpaska: Gjendja në kopshte është stabile, piku ishte në nëntor

Situata me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19 në kopshte është stabile dhe nuk ka rritje ekstreme të numrave, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ajo informoi se për momentin ka 59 të punësuar pozitivë dhe 11 fëmijë. Ajo dinamikë, tha Shahpaska, është konstante.

“Javën e dytë të nëntorit ishte piku në kopshte. Prindërit besojnë në funksionimin e protokolleve të vendosura në kopshte, ndërsa vërtetim për këtë është se nuk ka përhapje të infeksionit në to”, theksoi Shahpaska në emisionin Studio 10 në TV 24 ku ishte mysafire sot.

Ministrja potencoi se MPPS gjatë gjithë kohës po punon në atë që të rritet përfshirja e fëmijëve, si dhe se me Protokollin numër më i vogël i fëmijëve përbëjnë ekipin e një edukatori dhe përkëdhelësi.

“Me qëllim që më mes sukses të menaxhohet situata me KOVID-19 dhe tu dilet në ndihmë prindërve dhe fëmijëve, më shpejtë u realizuan edhe punësimet në kopshtet e fëmijëve. Konfirmim për këtë janë 400 punësimet e reja gjatë periudhës së kaluar. Njëkohësisht, komunat dhe kopshtet punojnë në gjetjen e zgjidhjeve përmes përshtatjes së kapaciteteve hapësinore deri në hapjen e grupeve të reja me qëllim të përfshirjes më të madhe të fëmijëve”, tha Shahpaska.

Ajo theksoi edhe se gjatë shtatë muajve të kaluar ishin hapur 11 kopshte me përfshirje të 670 fëmijëve, ndërsa gjatë kësaj ishin përfaqësuar edhe komunat të cilat për herë të parë marrin kopsht dhe mundësi që fëmijët e tyre të kenë edukim dhe arsim parashkollor.

“Deri në fund të vitit janë planifikuar edhe 13 kopshte të reja të fëmijëve me përfshirje të 1.400 fëmijëve të rinj, që nënkupton se në vazhdimësi punojmë në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në to. Kjo njëherësh është edhe konfirmim se pushteti qendror dhe lokal punojnë si partnerë”, theksoi Shahpaska.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale theksoi se situata epidemiologjike në vendin tonë është e njëjtë si në vendet e rajonit dhe në gjithë botën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu