Shaqiri: Arbër Ademi, shiko arsimin në Likovë e Kumanovë para se të merresh me Gostivarin (FOTO)

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për t’ia marrë sërish kompetencat e arsimit komunës së Gostivarit, ka shkaktuar reagimet të shumta në rrjetet sociale, ku përveç qytetarëve, revoltën e tyre e kanë shprehur edhe shumë intelektual.

Përfaqësuesi i lartë i ASH-së nga fshati Hotël i Likovës, Rijad Shaqiri, i sygjeron ministrit të Arsimit Arbër Ademi, që para se të merret me Gostivarin, le të shikon gjendjen e arsimit në rajonin prej nga vjen, atë të Likovës e Kumanovës, shkruan gazeta Lajm.

“Shtrohet pyetja cilat janë hapat apo vendimet e marra kundrejt marrjes së kompetencave kryetarit të komunës së Kumanovës (Maksim Dimitrievski) kur dihet mirfilli se në kuader të kompetencave të komunave apo pushtetit lokal është sigurimi i hapsirave shkollore për shkollat e mesme dhe shkollave fillore” pyet Shaqiri në profilin e tij në facebook.

Më poshtë e sjellim të plotë reagimin e Shaqirit:

“Zoti minister sot para se të fillosh rrugën për në ministri është mirë të ndalosh në Kumanovë të vizitosh hapsirat e shkolles së mesme të mjeksisë se në çfarë kushte mësojnë nxënësit e asaj shkolle. Shtrohet pyetja cilat janë hapat apo vendimet e marra kundrejt marrjes së kompetencave kryetarit të komunës së Kumanovës (Maksim Dimitrievski) kur dihet mirfilli se në kuader të kompetencave të komunave apo pushtetit lokal është sigurimi i hapsirave shkollore për shkollat e mesme dhe shkollave fillore.

Por tu kisha lutur që të vazhdosh rrugën në drejtim të fshatrave të Likovës dhe t’i vizitosh shkollat nga Llopati deri në Llojan dhe Nikushtak sigurisht se është e nevojshme të pyetni se kur janë të ndërtuara ato shkolla nga kush dhe si janë të ndërtuara (pa komentuar nivelin e disa drejtoreve dhe mësimdhënësve që e dimë se nga dhe si janë punësuar apo emëruar pa komentuar nivelin e tyre dhe veprimet e disave prej tyre).

Në vend që të harxhoni energji në marrjen e kompetencave në Gostivar ku me atë vendim të marrë dëmtoni gjithë procesin edukativo arsimor në një komune të udhëhequr nga një kryatar shqiptar fokusohu pak në përmisimin e teksteve shkollore si dhe krijimin e hapsirave për mësim në gjuhë të nënës për nxensit shqiptarë në fshatrat e Velesit,Prilepit,Manastirit por sigurisht mos e anashkalo edhe Likovën sepse aty ke shkolla që janë të ndërtuara që nga koha e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene.

I nderuar minister mos e harroni dhe rrrugen që lidh Kumanovën me fshatrat e Likovës sepse ajo rrugë nuk i ngjan as rrugëve të Afrikës a e keni mundësinë në mbledhjet e qeverisë të kërkoni meremetimin e asaj rruge jeni dy ministra po nga ajo komune (shifne si është në ndërtim e sipër ura në fshatin Orxhanoc për mbikalim të hekurudhës ndërsa punimet e filluara për urën te hekurudha në fshatin Llopat ka ngelur si një varrezë që të ngjallë trishtim kur e dimë mirfilli se sa viktima kemi në atë vend bile ke pasur disa viktima nga vendlindja jote) mos të flasim për vendkalimet kufitare, mos të flasim për infrastrukturen në gjithë rajonin e Likovës.

Menaxhimi i digasterve të rëndsishme në një qeverisje nuk bëhet nga çajtoret duke u udhëhequr nga vendimet e çastit dhe duke u ndikuar nga analfabet, pa i menduar pasojat e vendimit të marrë.

Uroj që të reflektosh pozitivisht në vendimet që merr si ministër”, shkruan Rijad Shaqiri, përfaqësues i lartë i ASH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu