Shaqiri në stilin e Ronaldinhos i jep leksione yllit të Watfordit (VIDEO)

Stoke City ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Watfordit në Ligën Premier.

Në këtë sfidë nga minuta e parë luajtën edhe dy mesfushorët shqiptar, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri dhe të dytë arritën të bëjnë një paraqitje të mirë.

Shaqiri gjatë pjesës së dytë ishte fantastik duke u munduar të mbajë topin dhe të vonon lojën, në mënyrë që Stoke City të dal fitues në këtë takim.

Në momentet e fundit të takimit Xherdani me një lëvizje ‘alla Ronaldinho’ dribloi yllin e Watfordit, Roberto Pereyra dhe pasoi mirë te Giannelli Imbula i cili gjuajti rrezikshëm, por jashtë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu