Shaqiri rekordmen, vetëm Messi dhe Ronaldo në të njëjtin nivel

Xherdan Shaqiri ka arritur të shënojë ndaj Serbisë për të hapur takimin vendimtar në këtë grup.

Sulmuesi i lindur në Gjilan, ka shënuar golin e parë në këtë kampionat botëror.

Ky ishte goli i tij i pestë në tri kampionate botërore sa ka luajtur ai, ku ka realizuar në secilin prej tyre.

Këtë gjë e kanë arritur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shaqiri konsiderohet si një ndër lojtarët kryesor të Zvicrës ndër vite. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu