SHBA-ja pezullon dorëzimet e avionëve F-35 pasi zbulohet lëndë e parë kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë pezulluar përkohësisht dorëzimet e avionëve F-35 ndaj ushtrisë amerikane dhe vendeve kliente pasi zbuluan se aliazhi i një prej magneteve të përdorur në motorin e F-35 ishte importuar nga Kina, transmeton agjensia AA.

Lockheed Martin, kompania kryesore prodhuese e avionit në një deklaratë u shpreh se është përcaktuar që një prej aliazheve të magnetit të përdorur në një prej pompave të motorit turbo të avionit është importuar nga Kina.

Në deklaratë bëhet e ditur se është pezulluar dorëzimi i avionit për ushtrinë e SHBA-së dhe vendet kliente blerës të avionit për të siguruar përshtatshmërinë e ligjit dhe rregullores së nevojshme për produktet e përdorura në avion.

Ndër të tjera informohet se avionët e dorëzuar dhe të përdorur deri më tani nuk preken nga ky proces.

Agjencia e Menaxhimit të Kontratës të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, më 19 gusht paralajmëroi Zyrën e Përbashkët të Avionëve F-35 se magneti i përdorur në avion ishte prodhuar me lëndë të parë të importuar nga Kina, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se në fund të gushtit një nga furnitorët njoftoi kompaninë se lënda e parë që kanë përdorur ishte blerë nga Kina, por që magnetet ishin magnetizuar në SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu